Obama Irani brenda nje viti me arme berthamore
Presidenti amerikan Barak Obama ka deklaruar se në bazë të teknologjisë që ka në përdorim, Iranit i duhet edhe një vit për të prodhuar armë bërthamore. Por asnjeri nuk dëshiron që të arrihet deri atje. Objektivi ynë është të sigurohemi se Irani nuk do të ketë armë bërthamore që do të vinin në rrezik Izraelin dhe që do të simulonin vendet e tjera në rajon që të armatoseshin, ka vazhduar Obama. Presidenti amerikan më shumë se njëherë ka deklaruar se është në sintoni të plotë mbi cështjet ushtarake dhe strategjike thelbësore me kryeministrin Izraelit Benjamin Netaniu. Sipas tij në lidhje me Iranin, gjitëhsesi ekziston ende një dritare e hapur me shanse që presin të shfrytëzohen deri në fund për sa i përket mjeteve diplomatike të mbështetura në sanksione të forta.