E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tezat e matures. Hartuesit ngujohen e ruhen me police

 Hartuesit e tezës së maturës ngujohen në ambjentet e Agjencisë së Vlerësimit dhe Arritjeve të Nxënësve nga ku do të dalin në datën 1 Qershor, kkur është edhe provimi I parë I maturës shtetërore. Ata nuk do të kenë asnjë komunikim  me askënd  jashtë kësaj godine në bazë të rregullores me përjashtim të rasteve emergjente, ku të vetmit persona me të cilët mund të flasin janë ministri i Arsimit  dhe zëvendës ministri. Kështu shprehet Halit Shamata i cili tregon dhe detajet rreth procesit të hartimit të tezave .
”Janë dy hartues që ngujohen dhe që ndihmojnë njëri-tjetrin. Pas kësaj, përzgjedhin testing, ndërkohë që ofrohet një bankë pyetjesh. Teza shkon bashkë me testet dhe kalon pastaj në qendrat e provimit. Sot unë I kam sjellë drejtoreshës së Agjencisë së Provimeve një numër telefoni të mbyllur që ka vetëm ajo dhe komunikon me ministrin dhe zëvendësministrin në raste emergjente. Përshembull nëse ka një problem blackout-i, një problem teknik. Vetëm drejtoresha ka një numër” tha Shamata.

Godina ku janë ngujuar dy hartuesit  do të jenë nën vëzhgimin e uniformave blu 24 orë  rresht. Provimit të parë të maturës do t’i nështrohen rreth 43 mijë maturantë, në të gjithë vendin. Këtë vit risi është se vlerësimi do të behët edhe në qytetin e Korçës, ndërkohë që do të jetë sërisht korrigjim me dorë nga tre gupe vlerësuesish njëri pas tjetrit.

Edlira Sulejmani 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›