E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD PS po bllokon procesin

 Partia Demokratike deklaroi se ndërkombëtarët kanë kërkuar që në fillim numërimin e çdo vote. Jorida Tabaku, kryesuese e listës së PD-së për Këshillin Bashkiak të Tiranës, tha se socialistët po përpiqen të bllokojnë procesin e integrimit të Shqipërisë.
"Çdo deklaratë e ndërkombëtarëve ka theksuar nevojën për vendime të bazuara në ligj, dhe jo sipas interesave politike.Ndërkombëtarët i kanë kërkuar të dy palëve politike, që të punojnë për të forcuar sundimin e ligjit në Shqipëri. Partia Demokratike është e angazhuar në këtë drejtim. Çdo përpjekje për të dëmtuar procesin ligjor, duke ushtruar trysni ndaj kolegjit zgjedhor apo KQZ-se, në mënyrë që vendimet të merren mbi interesa polititike, dhe jo bazuar në ligj, vetëm sa dëmton integrimin europian të Shqipërisë" tha Tabaku.
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 25 maj 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›