E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndotesit e plazhit Mediu 100 mije euro gjobe

 Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu ka paralajmeruar te gjitha subjektet qe derdhin ujrat e zeza ne det se ne rast te konstatimit të këtij fenomeni nga inspektorët e mjedisit ata do te penalizohen mjaft rëndë me gjoba që arrijnë deri në 100 mijë euro, bllokim të aktivitetit deri në ndjekje penale. Ne nje takim të zhvilluar ne prefekturen e Durresit per sezonin turistik Mediu ka deklaruar se eshte e patolerueshme dhe e papranueshme qe ne det te derdhen ende ujerat e zeza.
”E patolerueshme, e papranueshme është shkarkimi i ujrave të zeza në det. Çdo aktivitet apo çdo qendër banimi e cila nuk trajton ujrat e zeza, por i derdh ato në det, do i bllokhet aktiviteti. E dyta është penalizimi sipas ligjit i këtyre subjekteve. Gjoba përsa i përket ndotjes së ujrave është një gjobë e cila arrin shkallën deri në 100 mijë euro për të vazhduar më tej sipas ligjit me procedimin penal” tha Mediu.

Per situaten ne bregdetin e Durresit ka raportuar drejtori i Agjencise Rajonale te Mjedisit Ramazan Kalia, i cili ka theksuar se më problematike mbetet situata ne Currila.

”Problemet që kemi konstatuar kanë qenë shkarkimi i ujrave të zeza. Më problematike kjo është në pjesën e bashkisë së Durrësit, kryesisht në zonën e Currilave. Një zonë tjetër e nxehtë në territorin e bashkisë së Durrësit është përballë ish-bllokut ku një lagje përmes një tombine kalon ujrat e zeza nga matanë hekurudhës dhe i transferon në pjesën e ish-bllokut” tha Kalia. 

Ne takim kane munguar nën justifikimin e angazhimit me të tjera detyra perfaqesuesit e bashkise se Durresit. Agjencia rajonale e mjedisit e akuzon bashkine per mosbashkepunim ne drejtim te permiresimit te mjedisit si per mbetjet urbane, ashtu edhe per situaten qe krijohet nga plazhet e shumta private ne sezonin e veres.

Aleks Kalemasi 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›