E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankimim i ri PS con ne KQZ rezultatin e Tiranes

 Kolegji Zgjedhor eshte institucioni ku eshte perqendruar vemendja e politikes dhe opionionit publik per rezultatin final te Tiranes. Por nuk do te jete dhe kaq i shpejte vendimi i ketij institucioni. Kodi zgjedhor njeh si procedure ankimimin se pari ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve te rezultatit te Tiranes. Partia Socialiste eshte duke pergatitur aktin ankimor per tabelen perfundimtare te Tiranes qe po ky institucion çertifikoi. 
Grupi i juristeve ne seline roze per AS konfirmojne se fillimisht do te ankimojne prane KQZ vendimin per Tiranen, institucion qe prej dates se dorezimit te aktit kane pese dite kohe per ta shqyrtuar dhe per te dhene vendimin qe me te gjitha gjasat do te lere ne fuqi ate qe miratoi dy dite me pare, ku Lulzim Basha rezultoi ne avazh me 81 vota kundrejt rivalit Edi Rama. Ky do te jete vendimi qe PS do te ankimoje me pas ne kolegj, institucion qe gjithashtu duhet te jape vendimin brenda 5 ditesh nga momenti i dorezimit te ankimimit. 

Duke marre ne konsiderate keto afate ligjore, minimalisht duhen dhjete dite per te pasur nje vendim final per Tiranen pa marre ne kete perllogaritje ditet qe PS do te konsumoje per hartuar ankimimet per te dy institucionet perkatese, fillimisht ne KQZ dhe me pas ne Kolegj Zgjedhor. 

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›