E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS per Tiranen Berisha te degjoje nderkombetaret

 Partia Socialiste i kerkon Kolegjit Zgjedhor te zbatoje ligjin. Duke marre shkas nga deklarimet e Brukselit nje dite me pare, selia roze deklaroi se mbeshtet kete apel qe iu drejtuar trupes gjykuese te apelit te zbatoje ligjin per verdiktin final te Tiranes. 
“Ne bashkohemi me apelin e komunitetit ndërkombëtar që Kolegji Zgjedhor në punën e tij të udhëhiqet nga ligji dhe të mos dorëzohet përballë presioneve të pushtetit. Kolegji Zgjedhor ka detyrimin përpara shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë të vendos drejtësi aty ku katër përfaqësuesit e pushtetit në KQZ shkelën cdo ligj e normë demokratike, duke shpërfillur vullnetin e popullit dhe thirrjet e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian, OSBE-ODIHR dhe të gjithë miqve të Shqipërisë. Kolegji Zgjedhor ka përgjegjësinë historike për t'i rikthyer sovranit dinjitetin dhe Shqipërisë perspektivën Europiane” tha deputeti Ditmir Bushati.

Ne kete linje selia roze konsederoi se ne nje linje me qendrimin e socialisteve ishte edhe raporti i ndermjeteem i ODIHR per menyren sesi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve veproi me rezultatin e Tiranes. Mbeshtetja qe sipas PS ka marre nga faktori i gjere nderkombetare dhe garancia se ne kanale komunikimesh te drejteperdrejta ata kane marre per situaten, kane qene shkaqet e nderprerjes se protestave, duke besuar se do te jete presioni i ketyre te fundit qe sipas tyre do te detyroje institucionet ne Shqiperi te zbatojne ligjin. 

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›