Alibeaj: Dy opsionet me te mira per te kufizuar imunitetin Rozeta Rapushi
Kufizim te imunitetit te zyrtareve, me ndryshime ne ligjin themeltar te shtetit, Kushtetuten. Ky do te ishte rasti me efektiv, sipas deputetit demokrat, Enkelejd Alibeaj, per kufizimin e imunitetit qe ligji u jep zyrtareve. Duke komentuar projektligjin qe prej vitet ndodhet ne sirtaret e kryesise se kuvendit dhe per te cilin kerkohet miratim te shpejte jo vetem nga mazhoranca, por edhe nderkombetaret, Alibeaj vlereson si zgjidhjen me efektive, nderhyrjen ne Kushtetute per te kufizuar imunitetin per zyrtaret. "Nje rregullim uniform mund te behet dhe duhet bere ne kete rast, t'i biem si te thuash problemit drejt per drejte, me ndryshimin kushtetues. Absolutisht mund t'u them se kjo nuk eshte e vetmja qe do te beje mrekulline, porse eshte nje nga mjetet me te sigurta, me efektive qe t'i krijoje komoditetin e duhur sistemit te prokurorise per te hetuar ne cdo rang te administrimit te puneve publike te nje vendi", - u shpreh demokrati Alibeaj. Sipas tij, kufizimi i imunitetit i jep Prokurorise nje arme te forte qe te luftoje korrupsionin ne nivelet me larta. Nderkohe qe, sipas tij, efektive eshte edhe mekanizmi qe kane perdorur aktualisht deputetet e mazhorances, duke hequr dore vete nga imuniteti. Me gjithe kritikat dhe dyshimet jo te pakta te socialisteve me se shumti, qe nje hap i tille nuk ka vlere ligjore, Alibeaj u shpreh se ka vlere ligjore dhe kete nisme mund ta ndjekin edhe opozitaret. "Ka shume vlere ligjore, sepse imuniteti tek e fundit eshte nje e drejte personale qe nje deputet ka. Eshte nje korace ligjore qe ai ka. Nuk dua ta kem dhe e heq. Kjo vlen vetem per ata qe e heqin, sepse tjeter gje eshte qe nuk e heqin, cuditerisht pjesa e opozites qe nuk do ta heqe. Ajo eshte nje pjese qe nuk mund te hetohet, sepse ende e ka imunitetin", - u shpreh deputeti demokrat. Aktualisht, projektligji per kufizimin e imunitetit eshte rikthyer ne temen e dites, per vete faktin se eshte nje nder projektligjet qe kerkon shumice te cilesuar te votave per tu miratuar. Me votimin ne seance plenare, te pothuajse te gjithe projektligjeve te bllokuar prej dy vitesh ne Kuvend, pervec Gjykates Administrative, kufizimi i imunitetit eshte hallka e fundit e mbetur per t'u kaluar. Ne lidhje me kete projektligj, kryeministri Sali Berisha, eshte shprehur i gatshem qe te pranoje variantin qe do te zgjedhe opozita. Nese kerkon ta kufizoje imunitetin me ligj te vecante apo me ndryshime ne Kushtetute. Tashme mbetet qe palet, te konkretizojne fjalet e thena ne ajer, ne nje marreveshje ne leter, qe ne kete rast do te ishte shqyrtimi dhe miratimi i projektligjit per kufizimin e imunitetit.