Berisha pret diplomatet kosovare e ceke ne Tirane
Kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje takime me Ambasadorin e Kosoves ne Tirane, Sylejman Selimi dhe Ambasadoren e Cekise, Bronislava Tomashova. Gjate takimit me Selimin, pasi e uroi per detyren, Berisha e siguroi ate per mbeshtetjen e plote te qeverise shqiptare per misionin e tij, per konsolidimin e te gjitha lidhjeve te panumerta vellazerore midis te dy vendeve dhe qytetareve te tyre. "Shqiptaret ju jane perhere mirenjohes per ate cka ju keni bere dhe vazhdoni te beni per shqiptaret ne pergjithesi dhe ne vecanti per shqiptaret ne Kosove dhe Republiken e Kosoves", - u shpreh diplomati Selimi. Ai vleresoi edhe realizimin e rruges se kombit nga qeveria shqiptare si nje nga ngjarjet me madhore, me nje kontribut te jashtezakonshem per lidhjet vellazerore midis shqiptareve ne Shqiperi e Kosove, por edhe qe do t'i sherbeje zhvillimit ekonomik jo vetem te te dy vendeve, por edhe te mbare rajonit. Me tej, ne takim u rikonfirmua vendosmeria e te dy vendeve per te intensifikuar e konsoliduar bashkepunimin midis te dy vendeve ne te gjitha fushat dhe per te eliminuar te gjitha barrierat burokratike ne shkembimet midis dy vendeve, bazuar mbi modelet me te shkelqyera, te zbatuara tashme me sukses ne Bashkimin Europian. Ndersa gjate takimit me Ambasadoren Tomashova, Berisha vleresoi ndihmen e Cekise ne vijimesi si per anetaresimin e saj ne NATO dhe liberalizimin e vizave, ashtu edhe tashme per te ecur para me hapat e metejshem drejt anetaresimit ne Bashkimin Europian.