E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi optimist: Njohja nga Beogradi, mjafton pak

Thaçi ka thënë se deri te ky përfundim ka ardhur gjatë disa bisedave të brendshme me liderët politikë të Beogradit, duke mos dashur të përmendë emra konkret.

"Mendoj se keni filluar t’i shihni shenjat e para të Beogradit. Nuk dëshiroj që me deklaratat e mia të prish atë vullnet të Beogradit”, ka thënë kryeministri Thaçi gjatë një takimi me gazetarë serbë, të cilët po qëndrojnë në Kosovë me një organizim të bërë nga misioni EULEX.

Duke folur për aktakuzat ndaj shqiptarëve që janë ngritur në Serbi, dhe në fletë-arrestet e Interpolit – Thaçi ka thënë se, një politikë e tillë është për keqardhje. “Për Beogradin është më mirë që të merret me ardhmërinë evropiane të vendit, sesa me aktakuza që të gjithëve u duken qesharake”, është shprehur ai transmeton Beta.

Start/Telegrafi

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›