E Shtunë, 31 Tetor 2026

Solana-Shkupit: Hiq dorë nga emocionet

"Kjo është një çështje e rëndësishme dhe kjo çështje e rëndësishme duhet zgjidhur, atëherë i kam kërkuar të gjithëve t'u japin fund emocioneve", deklaroi Solana pas takimit të parë me kryeministrin maqedonas, Nikola Gruevski. Solana u bëri thirrje autoriteteve greke dhe maqedonase të kapin rastin gjatë negociatave që po drejtohen nga i dërguari i posaçëm i OKB-së, Matthew Nimetz, për ta zgjidhur këtë çështje. "Mendoj se kjo është një dritare mundësish dhe i kërkoj kryeministrit që mos e largojë", deklaroi Solana.

Shkupi fitoi në 2005-n statusin e vendit kandidat për në BE, por afrimin e tij me BE-në e ka frenuar Greqia që pengon që prej vitit 1991 njohjen ndërkombëtare të Maqedosnisë me këtë emër, duke e konsideruar se i përket ekskluzivisht pasurisë së saj historike kombëtare. Greqia shfrytëzoi në prill 2008 kompetencën e saj të vetos për të bllokuar pranimin e Shkupit në NATO dhe kërcënoi se do të bëjë të njëjtën gjë edhe për pranimin e Shkupit në BE. Solana njoftoi gjithashtu se Maqedonia  mund të presë "edhe lajme të mira në ditët e ardhshme që kanë të bëjnë me heqjen e vizave për qytetarët e saj që duan të udhëtojnë në vendet anëtare të BE-së.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›