E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapi i radhës i EULEX, vendosja e doganës në veri

Gjatë një takimi me gazetarët e medieve nga Serbia, të martën në Prishtinë, Kermadon ka thënë se, në bashkëpunim me institucionet serbe në veri të Kosovës dhe me Beogradin, është arritur që në mënyrë paqësore të largohet bllokada e rrugëve, ndërsa ka shtuar se puna nuk do të ndalet me kaq.

Kermabon është shprehur i vendosur, duke thënë se, “nuk do t’i ndalim aktivitetet tona në portat 1 dhe 31, në veri të Kosovës”. Shefi i EULEX-it ka thënë se doganat dhe statusi i Kosovës janë dy çështje të ndara. Megjithatë, De Kermabon ka theksuar se, edhe pse në këto dy pika kufitare tash për tash nuk funksionon dogana – ky do të mund të ishte hapi i radhës, pasi të gjenden zgjidhjet e caktuara politike.

Ai po ashtu ka thënë se, Kosova në bazë të Rezolutës 1244 të OKB-së është territor unik doganor dhe se EULEX-i po përpiqet ta kthejë gjendjen që ishte në këto vendkalime kufitare para shpalljes së pavarësisë. Sipas tij, edhe Beogradi pajtohet me një gjë të tillë.

Sipas Kermabon, EULEX-i posedon të gjitha mjetet teknike për vendosjen e doganës në veri, mirëpo, fillimisht - ka thënë ai - duhet të shikohet se çfarë të bëhet me paratë që do të mblidheshin aty. /Telegrafi/ start

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›