PS, Subashi: Reforma Zgjedhore po zvarritet nga mazhoranca
TIRANE - “Reforma Zgjedhore po zvarritet si pasojë e mungesës së vullnetit politik nga mazhoranca.” Kështu ka deklaruar deputeti i Partisë Socialiste Armando Subashi në një intervistë për News24.
Subashi, që është edhe pjesë e komisionit për këtë reformë, sqaron se propozimet e socialistëve janë në përputhje me ato të OSBE/ODIHR-it.
“Me keqardhje konstatojmë që deri tani nga pala e mazhorancës, për hir të së vërtetës, ka munguar vullneti i duhur politik. Shpresojmë që ditët në vijim do të shërbejnë për një reflektim më të mirë, më të thellë, më konsensual për të dyja palët. Ka pasur diskutime të ndryshme dhe nuk jemi pajtuar, në raport me dorëheqjen e zyrtarëve, kryesisht të zyrtarëve të lartë në rastin e kandidimit të tyre si kandidat për deputet në zgjedhjet e përgjithshme. Ashtu sikurse nuk jemi marrë vesh dhe ende po punohet për reklamat qeveritare. Propozimi jonë ka qenë që të paktën në momentin që del dekreti i Presidentit qeveria duhet të pushojë reklamat e veta.”- deklaroi Subashi.
Në seancën e fundit në Kuvend u vendos që të shtyhet puna për komisionin e Reformës Zgjedhore deri në fund të muajit prill.
(er.nu/news24/BalkanWeb)