E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Banorët e Debëlldesë nuk i kanë humbur pronat

“Kjo marrëveshje është nënshkruar duke pasur parasysh gatishmërinë dhe përkushtimin reciprok për të kontribuar në zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore”, është shprehur Thaçi në mbledhjen e qeverisë.

Ai ka sqaruar se qeveria është e njoftuar për shqetësimet e një pjesë të banorëve të fshatit kufitar Debëllde.

“Shqetësimet e tyre janë të evidentuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Dhe për këtë çështje dua t’i siguroj se askush prej tyre nuk e ka humbur pronën e vet, sepse prona e tyre është aty ku ka qenë, dhe pronësia nuk ka ndryshuar, prona është e tyre, e paprekshme, legjitime dhe do të respektohet. Kështu që fshatarët e Debëlldesë do të mund t’i punojnë pronat e tyre pa asnjë problem, pa frikë dhe pa asnjë pengesë”, ka shtuar ai.

Kryeministri Thaçi ka njoftuar kabinetin qeveritar për takimin që ka pasur me përfaqësuesit e fshatit Debëllde, ku është ngritur edhe çështja e dëmeve që iu janë shkaktuar atyre nga pamundësia e qasjes në prona deri më tani.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›