I ndalon korbi në kokë, 23 vjeçari vret veten

Supersticioz deri në vdekje, aq sa humbi jetën. 23 vjeçari Anand VH nga Rajajinagar, në Indi kreu vetëvrasje duke pirë helm, pasi një korb u ul dy herë mbi kokën e tij.
I frikësuar nga fati i keq që mund ta priste, duke qenë se besonte që korbi sjell ters, 23 vjeçari e parapriu tersin duke e ndjellë te vetja e tij, shkruan noa.
Vëllai i tij Hampanna filloi të shqetësohej kur për disa orë me radhë nuk dëgjoi asnjë lajm dhe nuk pa gjurmë të tij.
Menjëherë u ngjit në dhomën e tij, ku e gjeti të pajetë me helmin pranë.
I riu ishte inxhinier pranë njërës prej firmave më të mëdha ajrore në Azi./Indeksonline/