E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Fundi i pavarësisë së mbikëqyrur në shtator

PRISHTINË - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi u ka kërkuar të gjitha institucioneve që deri në fund të qershorit të kryejnë të gjitha obligimet që dalin nga plani i Ahtisaarit, për përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur.

Shefi i qeverisë deklaroi se kanë mbetur edhe 4 muaj për të kryer këto obligime, ndërsa puna më e madhe sipas tij, tashmë i takon Kuvendit.

“Për të marrë një vlerësim pozitiv nga grupi drejtues ndërkombëtar duhet të punohet në një dinamikë të shtuar”, ka thënë Thaçi. Ndërsa ka përmendur mesin e muajit shtator si koha kur do të marrë fund pavarësia e mbikëqyrur.

(er.nu/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›