E Diel, 1 Nëntor 2026

7 Marsi, Tafaj: Kemi me çfarë të krenohemi

Sipas Tafajt, 96 për qind e nxënësve që përfundojnë arsimin e detyruar shkojnë në shkollat e mesme, mbi 70 për qind e maturantëve shkojnë në shkollën e lartë.

"Kjo dëshmon për atë investim të madh që bëhet nga qeveria shqiptare për arsimin, për të ardhmen e një Shqipërie evropiane", theksoi ai.  Duke folur në përgjithësi për sektorin e arsimit në Shqipëri, Tafaj tha se “ne çdo 7 mars kemi se çfarë të tregojmë, duke shënuar suksese dhe progres gjithnjë e në rritje duke ecur drejt një arsimi evropian. E rëndësishme është se janë krijuar standarte shumë të rëndësishme, duke filluar që nga kushtet për të vegjlit, për të vijuar tek arsimimi i detyruar për secilin fëmijë, duke i dhënë mundësinë të gjithëve të shkojnë në shkollën e mesme".

“Shfrytëzoj rastin që në këtë ditë feste të shpreh mirënjohjen e thellë dhe të përulem me shumë respekt përpara të gjithë mësuesve që punuan në shkollat tona me përkushtim për edukimin e nxënësve. Shumë prej tyre janë ndarë nga jeta, disa të tjerë sot janë në pension, por ne mendojmë se nuk ka mësues në pension që nuk është afër shkollës”, tha ministri Tafaj. Krahas dekorimit të disa prej mësuesve më të dalluar të qytetit të Shkodrës, ministri Tafaj asistoi edhe në një koncert që artistët e shkollës së mesme të muzikës “Prengë Jakova” dhanë për pjesëmarrësit. /Start/

                                                                                             2012-03-07 11:04
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›