Armenia do të bojkotojë Eurovizionin
ARMENI - Armenia ka bërë të ditur se do të bojkotojë Festivalin e Këngës ‘Eurovizion’, që pritet të zhvillohet në Azerbajxhan.
Gagik Bunatina, drejtori i Televizionit Publik armen, i cili organizon hyrjen e Armenisë në garë, nuk ka dhënë detaje mbi vendimin, duke thënë vetëm se “këngëtarët armenë nuk do të shkojnë në Baku”, transmeton REL.
Në muajin shkurt, rreth 20 këngëtarë armenë kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët për Unionin e Transmetimeve Evropiane, duke thënë se nuk do të marrin pjesë në Eurovizion, pasi një ushtar armen është qëlluar për vdekje nga snajperistët azerbajxhanas, në kufirin Armeni-Azerbajxhan.
Dy vendet janë në konflikt prej tri dekadash, për shkak të territorit separatist të Nagorno Karabakut, një rajon ky i populluar me shumicë armene në brendi të Azerbajxhanit.
Në Festivalin Evropian të Këngës, kosovarja Rona Nishliu do të përfaqësojë Shqipërinë.
(er.nu/BalkanWeb)