E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosja e 4 të rinjve, arrestohen dy shtetas

 Në pranga përfunduan Bilbil Krasniqi, 36 vjeç, banues në Tiranë, i proceduar më parë, si dhe Gentian Luga, 27 vjeç, banues në Tiranë, i proceduar më parë, të cilët dyshohet se kanë qëlluar me armë katër të rinj në zonën e Kinostudios në kryeqytet.

Ndërkohë që në vëndngjarje në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarri si dhe disa gezhoja.   Nga hetimet e kryera deri më tani, u zbulua se autorët e kësaj ngjarje, në gjendje të dehur kanë qenë duke luajtur bilardo dhe pikërisht përplasja e fortë e stekave ka shërbyer si shkak për t’u grindur me djalin e pronarit të  bilardos shtetasin Erald Bani, i cili më pas i ka kërkuar autorëve të dalin jashtë.

Paraprakisht dyshohet, se autorët pas konfliktit të kryer me grushte e sende të forta, janë rikthyer sërish më armë zjarri automatike duke qëlluar në drejtim të 4 shtetasve të lartëpërmendur, ku aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore ndodhen  Eldi Skadrina dhe Erald Bani.

Nga ngjarja e ndodhur në afërsi të një pike lotarie sportive, mbetën të plagosur shtetasit Oltjon Shehu, Eldi Skodrinaj dhe Erald Bani nga 25 vjeç dhe Ardit Buxheli 18 vjeç, të cilët ndodhen të shtruar në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-03-07 11:18
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›