E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Kosova e re evropiane, atdhe i të gjithë qytetarëve

PRISHTINË- Kryeministri kosovar Hashim Thaçi theksoi sot angazhimet dhe investimet e Qeverisë që e drejton “për një jetë të re, në Kosovën e re, në Kosovën atdhe të gjithë qytetarëve të saj, në Kosovën evropiane”.

Kryeministri Thaçi, së bashku me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiç, i cili është një nga tre ministrat e komunitetit serb kanë vizituar fshatin Dubravë në komunën e Ferizajt, ku është vënë gurthemeli i 44 shtëpive që do të ndërtohen për komunitetin RAE.

“Investimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për strehimin e komunitetit ashkali, ka qenë prioritet edhe më herët, është edhe sot, dhe do të mbetet edhe në të ardhmen”, tha kryeministri kosovar. Ai siguroi se ndërtimi i 44 shtëpive është vetëm fillimi dhe se do të punohet edhe më tepër që t’i krijohen kushte edhe më të mira jetese ketij komuniteti.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›