E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Nuk do të flasim për statusin politik të Kosovës

Kreu i Qeverisë së Kosovës Hashim Thaçi, në mbledhjen e Kabinetit Qeveritar ka ritheksuar qëndrimin se me Serbinë në Bruksel nuk do të bisedojë në asnjë mënyrë për statusin politik të Kosovës.

Kryeministri Thaçi ka dhënë detajet e dokumentit me të cilin do të paraqitet në Bruksel përmes së cilit parashihet largimi i strukturave të sigurisë në veri, mbajtja e zgjedhjeve atje dhe krijimin e një fondi ekonomik për veriun, raporton RTK. 

Po ashtu, kreu i ekzekutivit ka njoftuar Kabinetin Qeveritar lidhur me takimin që ka pasur mbrëmë me përfaqësues të Luginës së Preshevës duke thënë se Qeveria e Kosovës mbështet zgjidhjen e problemeve atje përmes një dialogu.

Në të njëjtën kohë ai ka theksuar se nuk duhet të lejohet në asnjë rrethanë ndonjë veprim avanturier i Qeverisë së Serbisë e që, siç tha ai, do të mund të përcillet me kosto për procesin e gjithmbarshëm. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›