E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahjaga vizitoi Centralin e energjisë solare në Shamsi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë vizitës zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, vizitoi Centralin e energjisë solare në Shamsi. Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga po qëndron në vizitë zyrtare në EBA dhe mori pjesë në Samitin Botëror të Energjisë alternative, që mbahet në Abu Dhabi.

Presidentja Jahjaga u informua për punën në Centralin e energjisë në Shamsi të Abu Dhabit që konsiderohet një prej centraleve më të mëdha në botë të energjisë alternative me kapacitetin më të madh të prodhimit të energjisë në botë duke shfrytëzuar energjinë diellore

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga po qëndron në vizitë zyrtare në EBA dhe mori pjesë në Samitin Botëror të Energjisë alternative, që mbahet në Abu Dhabi nën patronazhin e Princit të Abu Dhabit, Sheik Muhammed bin Zayed al Nahyan./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›