E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi-Olldashi: Bashkëpunim në infrastrukturë

PRISHTINË- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë takimit sot me ministrin e Punëve Publike dhe Transportit të Shqipërisë, Sokol Olldashi, shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të mbështetur të gjitha iniciativat e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e infrastrukturës dhe komunikacionit, por edhe në të gjitha fushat e tjera.

Ministrat Sokol Olldashi dhe Fehmi Mujota e njohën Kryeministrin Hashim Thaçi me çështjet dhe fushat e bashkëpunimit të këtyre dy ministrive në sektorin e infrastrukturës dhe të transporteve.

Zyra e shtypit e qeverisë kosovare bëri të ditur se në takim u vlerësua niveli i kënaqshëm i bashkëpunimit Kosovë- Shqipëri.

Kryeministri Thaçi dhe ministri Olldashi gjatë takimit kanë diskutuar edhe për aktivitetet që do të zhvillohen gjatë këtij viti jubilar të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Kreu i qeverisë së Kosovës theksoi se "edhe Kosova do të kremtojë këtë festë të madhe kombëtare me arritje të mëdha në shtetndërtim dhe zhvillimin e përgjithshëm të vendit".

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›