Arrogancë!
Shumë njerëz e prisnin këtë javë se do kishte zhvillime në jetën shqiptare. Hamendësohej një valë arrestimesh që do shkaktonte ekspertiza e FBI-së. Kush beson se ky vend ende mund të bëhet, mendon se kjo do jetë filli i artë që do kapet, dhe tërheqja e tij nga prokuroria do sjellë shthurjen e gjithë ndodhive të dhimbshme të këtij viti. Ngrohin shpresën se drejtësia do fillojë të bëjë punën e saj dhe nuk do jetë më ajo rrjeta e merimangës që përshkruante Napoleon Bonaparti se të mëdhenjtë e marrin me vete, ndërsa mizat, dmth populli, mbetet. Por e mira është që për mos mbetur të zhgënjyer, mos besojmë në çudira. Asgjë e tillë nuk ndodhi. Një komandant garde, një shofer dhe një teknik kompjuterash, janë gjithë sa polli mali i mbarsur në një vit. Janë akuzuar dhe lënë në arrest shtëpie. Tashmë arroganca e drejtuesve të këtij vendi nuk njeh më kufij. Ligji, rregullat, përgjegjësia, qofshin këto të shkruara apo morale, nuk kanë vlerë për ta. Një komandant garde, njeriu që presupozohet se duhet ta ruajë gjakftohtësinë edhe atëherë kur armiku është në dyert e Tiranës, gjuan me një egërsi të pashoqe njëmbëdhjetë herë, qorrazi, në mes të turmës, me shpresën se do paloste njëmbëdhjetë shqiptarë të pa armatosur. Fati e deshi që dhjetë të shpëtonin dhe një fatzi të vdiste. Ndrea Prendi, kur tërhoqi këmbëzën e armës, nuk kishte më frikë nga ndëshkimi. Egërsia e tij dhe urrejtja ndaj atyre që demonstronin është e pashoqe dhe vetëm urrejtja klanore mund ta shpjegojë. Tjetër fakt ngjethës i çnjerëzimit të kësaj klase drejtuese: një hard disk i serverit të kryeministrisë ku regjistroheshin pamjet e kamerave, për mungesë kohe për manipulim është zëvendësuar me një të ri. Është shenjë se ata që janë në pushtet nuk ka më asgjë që i tremb. Prokuroria dhe ekspertët e FBI-së mund të gjejnë gjithçka, por jo pamjet. A mund të ketë naivë më që besojnë se ky aparat mund t’ju dorëzohej i paprekur prokurorëve nga Sali Berisha? Ka ende shqiptarë që besojnë se Kryeministri që shpëtoi aleatin e tij të kapur gafil nga ish bashkëpunëtori, do i bëjë gropën vetes? Mund të besohet më në këto organe drejtësie, kur ekspertët e ngarkuar nga gjykata për ekspertizë kanë marrë gjithë pamjet e gjetura në laptopin e Dritan Priftit dhe ja kanë dhënë Ilir Metës dhe nuk merret njeri me ta? Dhe këtë e kanë bërë pa pasur fare frikë se mund të përfundonin fishek e në burg. Nuk duhet memorie e fortë, për të kujtuar se videoja ku shfaqej Ilir Meta duke bërë pazare me Dritan Priftin, e çertifikuar si origjinale nga ekspertë amerikanë dhe anglezë, u quajt ditën për diell si e manipuluar nga këta tre ekspertë shqiptarë të sajuar në rrugë e sipër dhe ky përfundim u legjitimua nga një trupë gjykuese, anëtarë të së cilës janë ngjyer në trafiqe influence. Mos është në krizë koshience Berisha dhe do ti hapë varrin vetes duke dorëzuar pamjet që inkriminojnë gardistët dhe kështu të fillojë gjurmimi i urdhërdhënësit? Kjo nuk ka për të ndodhur dhe nuk është një rastësi por kulmim i ngjarjeve të tilla të ngjashme në historinë e tranzicionit shqiptar.
Kujt nuk i kujtohet Dritan Prifti, në atë kohë i prezantuar nga Ilir Meta kryeministër si harvardisti që do shpëtonte energjetikën shqiptare!? Por e vetmja gjë që bëri ishte fundosja e një prokurori të përgjithshëm, i cili do hetonte aferat korruptive të ish drejtorit të KESH-it dhe lënia e qeverisë socialiste të Fatos Nanos për muaj të tërë pa ministra. A e besonte vallë njeri, se Meta mbronte Priftin për parime? Po çfarë parimesh mund të kishin dy njerëz që në jetën e tyre nuk kanë prodhuar dy rreshta mendim, përjashto sharjet ordinere që artikulojnë sot ndaj njëri-tjetrit? Kush nuk i mban mënd drejtorët e KESH-it të përzgjedhur nga Meta, Nano dhe Berisha? Që të gjithë njerëz pa asnjë të shkuar profesionale apo politike, djem të rinj në poste drejtuese, që në fund të karrierës dispononin pasuri në përmasa të frikshme dhe për ti shpëtuar prokurorisë katapultoheshin nga mentorët e tyre në deputetë. Sot që të gjithë këta shesin parime në politikë, dhe ca më tepër moral. Por nuk është gjë tjetër vetëm se arrogancë. “Mos më pyesni se si e bëra milionin e parë”, thoshte dikur me sinqeritet Fordi i vjetër. Shumë shqiptarë do ishin kurioze ti shikonin këta ezberë nga goja para kamerave, si do jepnin xhevap në zyrat e prokurorisë se si e kanë bërë milionin e parë. Pasi këta e kanë bërë duke futur duart në pronën publike dhe në xhepat e shqiptarëve. Por kjo shpresë është e kotë. Ja hodhi pa lagur Luli që vodhi; Mehdiu që hodhi rob në erë; ngroh ka shpresën Ndueja t’ia kalojë paq; atëherë pse duhet ta pësojnë ca xhepista?
Ish kryeministri, zv/kryeministri dhe tani njeriu në dietë krenohet për rezultatin e tij 5 me 0 në gjykatë. Ka të drejtë të jetë arrogant, pasi kjo gjykatë nuk ka dinjitet, por anëtarët e saj thjesht mendojnë ta nxijë faqen pak në një ditë, që të vazhdojë e patrazuar punët e veta në hije në nëntë vjet. Shumë do donim të dinim se si e justifikon pasurinë e pafarë që ka, ku makinat luksoze që përdor, vilat dhe apartamentet, e kalojnë disa herë të ardhurat e tij dhe bashkëshortes qyshse kanë dalë nga pelenat. “Pasuria ka si burim hajdutllëkun”, deklaroi babai i socializmit Prudoni, i cili rrezikoi për këtë thënie burgun nga mbreti i Francës. Mbreti kishte të drejtë se pasurinë e tij e kishte të trashëguar. Por sa i përket të rinjve të politikës shqiptare, janë shembulli më i mirë se si politika është edhe biznesi më i madh në Shqipëri.
Para një viti, një video shkaktoi një demonstratë, ku shumica e pjesëmarrësve kishin në xhep vetëm lekët e autobusit, për të protestuar kundër vjedhjes së hapur që po i bëhej nga dy hiçpunëbërës qyshse kanë lindur, pasurisë së vënë me djersë nga dy breza shqiptarësh. Katër veta u vranë dhe vrasja e tyre do kalojë pa u përgjigjur njeri. Pasi kalanderët e atyre që kanë levat e pushtetit kanë manipuluar serverat; lakenjtë do ti mbrojnë në shtyp, ndërsa do gjenden prapë pesë gjykatës që të hedhin poshtë çdo pretendim të prokurorisë. Asnjërit në këtë klasë që drejton vendin nuk duket se i ka mbetur një fije dinjiteti. Nuk është në formimin e tyre. Thjesht mendojnë se kur shpëtojnë pa i zënë me presh në dorë, ja kanë hedhur; kur i zënë dhe dalin pa lagur, ja dedikojnë forcës, pa ju shkuar në mëndje se kështu po pasurojnë veten, por po varfërojnë besimin e një brezi të tërë tek morali dhe bjerrin frikën ndaj ligjit. Me bëmat e tyre zhgënjejnë njerëzit që bukën e nxjerrin me djersën e ballit dhe me gjakun e sakrificës; të cilët e heqin kafshatën nga goja për të edukuar fëmijët, por që në fund të ditës, mendojnë se a ja vlejti sakrifica për të rritur fëmijë në këtë vend që drejtohet nga njerëz të tillë ku i forti dhe i dhunshmi është gjithmonë fituesi dhe del pa lagur edhe në vjedhtë e vraftë? Me siguri që hetimi i ngjarjes së 21 janarit do jetë një kazmë që do shkërmoqë më shumë besimin e shqiptarëve të mirë se ky vend mund të jetë normal. Do jetë edhe një shfaqje tjetër e arrogancës së drejtuesve të shtetit shqiptar ndaj nënshtetasve të tyre.
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)