E Diel, 1 Nëntor 2026

Papunësia në Spanjë kalon shifrën 5 milionë

MADRID - Numri i të papunëve në Spanjë tani e tejkalon kufirin e 5 milionë personave duke arritur në 22,85 për qind të numrit të njerëzve të aftë për punë, një rekord prej afro 17 vitesh, ndërsa vendi është në prag të recesionit, njoftuan sot burime të ndryshme.
Rritja është veçanërisht dramatike tek të rinjtë nën 25 vjeç, më tepër se një në dy persona, thënë ndryshe 51,4 për qind, është i papunë, ndërkohë që Spanja ka tani 1 575 milionë familje me të gjithë anëtarët të papunë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›