Si po e tredh klasën politike 21 janari
Me transformimet që po shkakton 21 janari të gjithë e ndjejmë se politika dhe vetë sistemi te ne po hyjnë në një vorbull ndryshimesh, pasojat e së cilës janë të vështira për tu kalkuluar me saktësi perfekte. Ndryshimi i qëndrimit të ambasadorit Arvizu ndaj lëvdatave të dikurshme të punës së policisë dhe gardës si dhe epitetet ndaj Berishës si ‘burrë shteti’, pak pas 21 janarit, duket se janë sfumuar. Berisha dhe mbrojtësit e rendit kushtetues ngjajnë me një breshkë që është ngritur shumë lart me kthetrat e një shqiponje dhe ata ndodhen nën mëshirën e saj nëse do të lëshohen mbi shkëmbinjtë e ‘ligjit’ apo jo. Pra, nëse do analizojmë më tutje, ajo që bie në sy janë aktorët që ndikojnë mbi njëri-tjetrin dhe kësisoj edhe mbi ardhmërinë dhe prosperitetin e sistemit ekonomiko-politik në Shqipëri: klasa politike në maxhorancë dhe opozitë, ndërkombëtarët dhe përfaqësuesit kryesorë të institucioneve të shtetit. Populli zakonisht flet rrallë nëpërmjet votimit të përfaqësuesve në pushtet qendror dhe lokal, në protesta masive midis intervaleve të votimit ose në referendume. Pas 21 vjetëve duket se baza dhe superstruktura e sistemit kapitalist në Shqipëri është me themele në rërë. Prona mbi të cilën investohen kapitalet dhe puna ka konflikt egzistencial, pasi nuk ka pasur vullnet që çështja e saj të zgjidhej në harmoni me të shkuarën dhe me pragmatizëm, por në mënyrë gjysmë revolucionare, mbi bazën e një ligji gjysmë komunist, ligjit 7501 të ideuar nga gjithë klasa politike e viteve ’90 bazuar te interesat lokaliste dhe elektorale, në dëm të shtetit të së drejtës. Po kështu, superstruktura institucionale kushtetuese e shtetit ndërtohet mbi vullnetin demokratik të demonstruar në zgjedhjet e përgjithshme a lokale, të cilat asnjëherë duket se nuk janë mbajtur të drejta e të pakontestuara prej palëve. Kësisoj, edhe superstruktura dhe institucionet kryesore të administratës publike janë të ngritura mbi një bazë falsiteti e korrupsioni elektoral e politik, çka sjell pastaj edhe korrupsionin ekonomik, mungesën e klasës së mesme ekonomike, polarizimin e shoqërisë në ekstrem, rritjen e konflikteve brenda shoqërisë dhe rënien e konsumit. Për këtë dështim kanë përgjegjësi të gjithë aktorët e mësipërm, edhe pse ndërkombëtarët i lajnë duart sa herë që ka dështim, duke ja u shkarkuar fajin vetëm klasës politike shqiptare, sjelljet e së cilës në fakt janë të kontrolluara dhe nxitura me marifet nga përfaqësuesit ndërkombëtarë të Elitës në Tiranë, që ti futin ata në rrugë të gabuar dhe pastaj shqiptarët ti kthejnë sytë për shpresë vetëm nga të huajt e Tiranës, të cilët në këtë lojë të pambarim janë më me eksperiencë, kanë më shumë mjete në dorë dhe dinë ti manipulojnë dhe defaktorizojnë leshkot e trushpëlarët e politikës shqiptare, të cilët me këto veprime po e mbajnë Shqipërinë në stanjacion dhe po e kthejnë dora dorës në një republikë bananesh. Nëse do binim njëfarësoj dakord me çka thamë më sipër për 21 janarin, duket se në axhendën e ndërkombëtarëve në raport me shqiptarët ka një pike për bashkimin politik të tyre, axhendë të cilën duket se nuk e ka kuptuar ose pranuar për shkaqe të ndryshme politikani më i mprehtë në këto 20 vjet, z.Berisha. Mund të bëhet pyetja se nga buron kjo siguri në lidhje me axhendën e fshehtë të Elitës mbi Shqipërinë. Po kontributi thelbësor i ndërkombëtarëve për çlirimin e Kosovës nuk është bërë pa ndonjë bazë e pa ndonjë ide më të gjerë (nëse do të ishte kështu, shqiptarët mund ti linin nën gijotinën e vendimeve gati 100 vjeçare të Konferencës së Londrës); përkundrazi, shqiptarët e frustuar nga fqinjët e arealit ballkanik, me vështrim për shpëtim nga perëndimi, u ndihmuan për tu çliruar dhe po përdoren si avanpost për të shtyrë influencën e pushtetin e perëndimit drejt lindjes dhe botës sllavo-ortodokse, synime të cilat janë shprehur haptazi bazuar mbi strategjinë influente antingtoniane te politika e jashtme amerikano-çifute. Natyrisht që shqiptarët jo vetëm e panë si një varkë në mes të oqeanit dorën e perëndimit, por ata s’kishin dorë tjetër për tu kapur. Pra tendenca për të avancuar është ngritur mbi forcimin e shqiptarëve dhe ky forcim s’ka sesi të ndodhë pa një miklim dhe plotësim të ëndrrës shekullore që kanë shqiptarët, si çdo komb tjetër për bashkim kombëtar. Gjithashtu, tolerimi apo nxitja e fshehtë e investimi që mund të kenë ndodhur mbi rryma të ndryshme politike nacionaliste në Tiranë e Prishtinë (Vetëvendosja dhe mesa duket edhe Kuq e Zinjtë) janë një shembull se po ecet në këtë drejtim me nxitim. Deklaratat e Berishës kundër tyre, si kryeministër, për rruajtjen e statuskuosë territoriale politike të shqiptarëve, me justifikime idiote sikur nga bashkimi politik ata humbasin territore, ose deklaratat në Mal të Zi për të garantuar fqinjët se atyre nuk u vjen ndonjë rrezik nga ide të tilla nacionaliste që manifestojnë disa naziskinë “sharlatanë e faqezinj” shqiptarë si A.Kurti e K.Spahiu, ngjajnë me parimet e vëllazërimit të tipit Boro & Ramizi të ngjizura në mënyrë të panatyrshme nga Dushani e Miladini para 55 vjetëve e të mbrojtura me fanatizëm nga Enver Hoxha e trushkulurit e PKSH-së për të garantuar Titon e sovjetikët kundër Ballit Kombëtar dhe nacionalistëve në Luftën e Dytë Botërore. Veçse sot “vëllazëria” me sllavët e jugut është zëvendësuar me një vëllazëri virtuale më të madhe BE-në. Këto deklarata narciste të Berishës mundet që po bëhen prej tij bazuar mbi disa kalkulime personale: për të vënë mbi dafina fqinjët (të cilët s’u zënë besë kollaj këtyre deklaratave) dhe për të vazhduar axhenda e bashkimit; për shkak të formimit të tij si një komunist liberal i klasës së vjetër dhe si garant për rruajtjen e axhendës politike të PPSH-së; për shkak se ai e kupton që s’ka mbështetje për një mandat tjetër nga perëndimi dhe kësisoj e ndjen veten të braktisur prej tyre e të kërcënuar me shpatën e viktimave të 21 janarit, ndaj po kërkon mbështetës në botën sllavo-ortodokse të cilës i pëlqen kjo vendosmëri e tij ‘antishqiptare’; ose për shkak se ai percepton ndonjë frikë reale për fatin e shqiptarëve nga nacionalizmi i tyre në raport me fuqitë më të mëdha të fqinjëve të tyre armiq dhe e percepton nxitjen perëndimore ndaj nacionalizmit shqiptar me qëllime perverse, për ti hedhur ata në një luftë të gjerë rajonale e për të përfituar pastaj këta nga hiri i gërmadhave në tregun ballkanik, me synim për të depërtuar më tej mbi palët e shkatërruara e për të financuar e kredituar ringritjen e ekonomive të tyre. Mendimi im është se Berisha po e mban këtë qëndrim dezintegrues ndaj fatit të shqiptarëve për arsye personale e pragmatiste, për të mbijetuar në politikë me një rrugë dhe aleatë të gabuar dhe kësisoj, kjo do të ishte mbyllja më e keqe e karrierës së tij politike. Duke parë instrumentalizimin dhe ndryshimin e qëndrimeve të z.Arvizu mbi palët në 21 janar dhe nxitjen e ndikimin e tyre mbi prokurorinë, duket se po tentohet të kërcënohet klasa politike shqiptare për zgjidhjen e dy problemeve kryesore afatshkurtra: a) për emrin e Presidentit të Republikës; b) mbi reformën elektorale dhe stafetën e maxhorancës së ardhshme zgjedhore. Pra nëpërmjet 21 janarit kërkohet të çfaktorizohet klasa politike shqiptare dhe vendimet të merren kryesisht vetëm mbi vullnetin e 2-3 ambasadorëve në Tiranë, si përfaqësues kryesorë të Elitës. Kjo gjë duket se tashmë është arritur në Prishtinë me vendosjen e presidentes kukull Ahtifete Jahjaga dhe mesa duket kjo zgjidhje e ëmbël do të tentohet të realizohet edhe në Shqipëri. Pasi ambasadori Arvizu drekoi me z.Rama, pak ditë para 21 janarit dhe vendimit të Gjykatës së Lartë mbi ‘aferën Meta-Prifti’ dhe pasi deklaratat e tij mbi maxhorancën filluan të sinkronizoheshin me deklaratat e z.Withers në VOA (sinkronizim për sa i përket nevojës për rrotacion më 2013, por jo për faktin se Shqipëria po ikën në lindje, për çka do të mbante përgjegjësi “protektori” Arvizu), prokuroria dha disa masa arresti ndaj disa përfaqësuesve të Gardës që mbrojtën rënien e shtetit më 21 janar nga sulmet e ekzagjeruara të disa mijëra protestuesve të organizuar nga PS dhe E.Rama, si dhe masa arresti ndaj disa frymëzuesve në PS të protestave. Natyrisht që nuk ka kuptim të arrestosh N.Prendin pa arrestuar S.Berishën si dhe të kërkosh të hiqen imunitetet e deputetëve mjeranë B.Barre dhe T.Balla (këta janë garniturë e menusë kryesore në sininë e argjendtë të markës Arvizu & Rama me menu kryesore kokën e të ashprit T.Doshi), para kërkesës për arrestim të E.Ramës si nxitësi, frymëzuesi dhe organizatori kryesor i protestës tepër të dhunshme të 21 janarit. Për sa i përket kësaj qasjeje, thelbi i saj është çfaktorizimi i klasës politike dhe institucioneve shqiptare: kërcënohen Berisha e Rama për të pranuar dy zgjidhjet afatshkurtra, si dhe do mbahet nën presion çdo kryeministër i ardhshëm duke e kërcënuar në rast të ndonjë qëndrimi të caktuar, me protesta të dhunshme të opozitës, rezistencën ndaj të cilave do e braktiste me vendosmëri çdo ushtarak që do të pasonte N.Prendin. Duke vrarë me gurin e 21 janarit shumë zogj, u synua të jepej mesazhi se klasa politike shqiptare është e padenjë për të marrë fatin e popullit të saj dhe këtë fat dora-dorës duhet ta marrin kukullat e tyre shqiptare të tipit Jahjaga dhe ‘de facto’ Shqipëria të kthehet në një republikë bananesh që s’prodhon por vetëm eksporton burimet e veta natyrore mbi e nëntokësore. Dhe këto lloj bakteresh politike do të synohen të futen më tutje në trupin e sistemit tonë politiko-ekonomik edhe pas bashkimit politik në një shtet të vetëm të shqiptarëve, më së paku pas bashkimit Shqipëri-Kosovë. Përsa i përket zgjedhjes së Presidentit mund të synohet të mos zgjidhet asnjëri prej dy kandidatëve të lançuar të cilët mund të kenë një farë integriteti relativ në vendimmarrjet institucionale, z.Nano dhe znj.Topalli, por dikush nga ‘bota akademike’ ose ‘shoqëria civile’ (ndonjë tip F.Lubonje). Deri tani, një rast i tillë ka qenë në Shqipëri vetëm zgjedhja e z.Moisiu, i cili gjithsesi u zgjodh - pasi u pranua paraprakisht nga zv.ambasadorja amerikane në Tiranë në verë të 2002 - nga z.Berisha dhe z.Nano, për shkaqe të caktuara, ngase faktori ndërkombëtar nuk pranonte ‘thellësinë e fitores’ së socialisteve në verë të 2001, nga manovra e Dushkut të vogël të Nanos dhe prodhimit të 10 deputetëve nga një zonë e vetme elektorale. Ngërçi kushtetues që ekzistonte para ndryshimeve të fundit kushtetuese nga Berisha-Rama më 2008, duket se është zgjedhur në dy raundet e fundit që parashikon Kushtetuta aktuale ku Presidenti mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë. Por Rama për të cilin kemi thënë se është një kumarxhi i dobët në politikë dhe një fëmijë i përkëdhelur (kur fiton, është kokoroç dhe kur humbet është qaraman e grindavec), nuk pranon verdiktin ligjor, por kërkon të zgjedhë rrugë ekstra ligjore, duke i kthyer këto marifete boomerang në dëm të vet, duke ushtruar trysni drejt çfaktorizimit të klasës politike shqiptare në shahun e vështirë të politikës. Por zgjedhja ligjore e Presidentit (pra të J.Topallit) do të forconte kredencialet e Ramës pasi do të jepte imazhin në popull se një President dhe Kryetar i djathtë i KLSH-së (z.B.Leskaj), kërkojnë balanca të tjera institucionale në raport me maxhorancën e 2013-ës. Ndërsa, në një rast hipotetik të moszgjidhjes së znj. Topalli si kandidate e PD në raundin e katërt të votimit, PD-ja do të merrte një krisje religjioze, duke u përçarë katolikët nga pjesa tjetër e PD-së. Në fakt, deri më sot, Shqipëria nuk e ka pasur asnjë President katolik, nga grupi religjioz me koherent në raport me orientimin perëndimor të shqiptareve për shekuj me radhë dhe një gjë e tillë do të ishte shumë e dobishme. Veçse është i pakuptim, lokalizmi i theksuar, angazhimi shumë partiak në Kuvend edhe për gjëra shumë të parëndësishme prej znj.Topalli si dhe pjesëmarrja e saj në shumë takime militantësh të PD-së, në një kohë që ajo lipset të marrë pjesë në evente më gjithëpërfshirëse e në interes të gjithë shoqërisë shqiptare.
Por që të realizohen që të gjitha këto që thamë më lart, ndërkombëtarët kanë nevojë të shtien në dorë sistemin tonë të diskretituar të drejtësisë të cilën së bashku me organin e akuzës do ti kenë si zgjidhje ashpërsisht fundore ndaj klasës politike shqiptare, për rraste të paparashikuara; sidomos Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë dhe Kolegjin Zgjedhor, të cilat në ndryshim nga Prokuroria dhe SHIK-u që kontrollohen dhe drejtohen në çdo hap prej tyre (të kërcënuara nga qasja e beftë e hijes së Berishës dhe njerëzve të tij të pangopur për pushtet ndaj ardhmërisë së tyre profesionale), kanë pasur një farë lirie nga ndërkombëtarët si pasqyrim i një lirie relative që kanë pasur maxhorancat që ata i kanë zgjedhur, nën drejtimin e dy liderëve më jetëgjatë të tranzicionit, Nano dhe Berisha. Nga çka thamë më sipër mund të nxirret konkluzioni se klasa politike shqiptare ka qenë e paaftë të ushtrojë ndikimin e saj kushtetues dhe dora dorës ajo për shkak të amatorizmit, pangopësisë dhe lakmisë për tu pasuruar nga favoret e administrimit korruptiv të fondeve që paguan sfera private në buxhet apo për të venë dorë mbi të ardhurat financiare prej tarifave që sigurohen nga shërbimi i administratës dhe lejet e shfrytëzimit të resurseve mbi e nëntokësore është futur në qorrsokak. Zakonisht për ndryshimin e raporteve të forcave ndikojnë joshja dhe nxitja që i bëjnë ndërkombëtarët opozitës e cila bëhet ‘problemi’, pastaj nxitet maxhoranca për një ‘reagim’ të ashpër ‘ligjor’ dhe në fund të dyja palët bien në gjunjë para arbitrit i cili cakton rezultatin dhe kësisoj shqiptarët kanë hapsit e kashtës në vendin e tyre. Pra dora dorës aksionet e ‘shoqërisë’ shtet kalojnë në dorë të një aksioneri ndërkombëtar sipas parimit ‘fitimtari i merr të gjitha’ dhe vërtetohet shprehja (kur s’ka konsensus dhe vetëpërmbajtje midis liderëve vendas) se kur ‘zihen atllarët, shkelmat i hanë gomarët’.
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
Por që të realizohen që të gjitha këto që thamë më lart, ndërkombëtarët kanë nevojë të shtien në dorë sistemin tonë të diskretituar të drejtësisë të cilën së bashku me organin e akuzës do ti kenë si zgjidhje ashpërsisht fundore ndaj klasës politike shqiptare, për rraste të paparashikuara; sidomos Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë dhe Kolegjin Zgjedhor, të cilat në ndryshim nga Prokuroria dhe SHIK-u që kontrollohen dhe drejtohen në çdo hap prej tyre (të kërcënuara nga qasja e beftë e hijes së Berishës dhe njerëzve të tij të pangopur për pushtet ndaj ardhmërisë së tyre profesionale), kanë pasur një farë lirie nga ndërkombëtarët si pasqyrim i një lirie relative që kanë pasur maxhorancat që ata i kanë zgjedhur, nën drejtimin e dy liderëve më jetëgjatë të tranzicionit, Nano dhe Berisha. Nga çka thamë më sipër mund të nxirret konkluzioni se klasa politike shqiptare ka qenë e paaftë të ushtrojë ndikimin e saj kushtetues dhe dora dorës ajo për shkak të amatorizmit, pangopësisë dhe lakmisë për tu pasuruar nga favoret e administrimit korruptiv të fondeve që paguan sfera private në buxhet apo për të venë dorë mbi të ardhurat financiare prej tarifave që sigurohen nga shërbimi i administratës dhe lejet e shfrytëzimit të resurseve mbi e nëntokësore është futur në qorrsokak. Zakonisht për ndryshimin e raporteve të forcave ndikojnë joshja dhe nxitja që i bëjnë ndërkombëtarët opozitës e cila bëhet ‘problemi’, pastaj nxitet maxhoranca për një ‘reagim’ të ashpër ‘ligjor’ dhe në fund të dyja palët bien në gjunjë para arbitrit i cili cakton rezultatin dhe kësisoj shqiptarët kanë hapsit e kashtës në vendin e tyre. Pra dora dorës aksionet e ‘shoqërisë’ shtet kalojnë në dorë të një aksioneri ndërkombëtar sipas parimit ‘fitimtari i merr të gjitha’ dhe vërtetohet shprehja (kur s’ka konsensus dhe vetëpërmbajtje midis liderëve vendas) se kur ‘zihen atllarët, shkelmat i hanë gomarët’.
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)