E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertët rrëzojnë përgjimin e Priftit: Videoja e montuar. Publikohet skripti i plotë

Tiranë- Tre ekspertët e caktuar për ekspertimin e videos Meta-Prifti dorëzuan  në Gjykatën e Lartë ekspertizën lidhur me autenticitetin e videos. Sipas ekspertëve videoja e transmetuar në media nuk përputhet me USB-në e dorëzuar në Prokurori nga ish ministri i ekonomisë Dritan Prifti.

Në materialin e transmetuar nga emisioni Fiks Fare ekspertët deklaruan se kanë gjetur disa ndërhyrje, dhe sipas tyre ky material nuk është origjinal. Gjithashtu edhe DVD- ja e paraqitur nga Prifti nuk është origjinale. Po sipas tyre montimi është i mundur. Mungesa e videos origjinale në orën e përdorur nga ish -ministri gjatë përgjimit nuk jep mundësinë për të treguar nëse ka montim ose jo.

Tre ekspertët Artur Rrahamani, Ermal Beqiri dhe Ardian Pollo pas kryerjes së ekspertimit të katër objekteve (orë, USB, kabëll, Lap top) kanë arritur në përfundimin se ora ka pasur elementë përgjimi audio dhe video, por nuk është bërë e mundur verifikimi nëse videoja është realizuar nga ky objekt, sepse memoria e saj ishte bosh. Gjithashtu u tha se në laptop nuk është gjendur asnjë video, por pas ndërhyrjve në memorien e kompiuterit është indetifikuar një video, por nuk dihet në është shkarkuar nga ora dhe a bëhet fjalë për të  njëjtin material. Ndërsa në lidhje me ekspertimin e USB- së u shprehën se USB ja është rifreskuar disa herë, përmban tre faile me emrin Dritan Prifti, por jo materialin e plotë.

Pas këtij procesi tre ekspertët kanë arritur në përfundimin që është e mundur që të ketë pasur ndërhyrje, sepse sipas tyre me anë të programeve mund të fshihen të dhëna pa lënë gjurmë.

Prokuroria nga ana e saj ka kontestuar ashpër vendimin e tre ekspërtëve dhe ka kërkuar të bëhen të ditura programet me të cilat është realizuar ekspertimi, ndërsa pala mbrojtëse e ka cilësuar këtë si kërcënim.Po ashtu nga konkluzioni që do arrijë prokuroria do të varet pushimi ose jo i çështjes Meta-Prifti.

Fiks Fare transmetoi përgjimin mes Ilir Metës dhe Dritan Priftit, në të cilin flitet për afera korruptive në emërimin e miqve të zv.kryeministrit. Si një tender në Albpetrol dhe koncesionin e një HEC-i në proces gjyqësor. Videoja me përgjimin e zv.kryeministrit Ilir Meta dhe ish-ministrit të Energjetikës, Dritan Prifti, mban datën 1 mars 2010.

Disa pjesë nga përgjimi:

Meta: Çfarë thotë puna?

Prifti: Mirë.

Meta: Tani, të dërgova një mesazh, ma kishte dërguar Turi.

Faleminderit për bashkëpunimin dhe punën tuaj, në telefon.

Prifti: Po jo, mo, ia çova Kolit unë, e pyeta, e pyeta ku je.

Meta : Të mos …

Meta : Ke një zakon të keq që mendon se njerëzve mund t’u bësh edhe me

nge, mua mu bë si presion, por është e kotë.

Prifti: .. ishte tek unë një ditë më përpara.

Meta: Ai tha ca gjëra që të qëndrojnë. Ka ndonjë problem?

Prifti: Po jo, çfarë problemi të ketë.

Meta : Pse të bëhesh? E vë re që shpesh herë me njerëzit… çfarë të keqe ka?

Prifti : S’ka të keqe, mor burrë. Ç’të keqe ka?!

Meta : Më mori Turi mua, jo më mori Turi, jo më tha kështu, jo më tha ashtu.

Prifti: …nuk ka diplomë, përveçse nuk ka diplomë, asnjë gjë tjetër.

Meta: Po përse ta solla unë? Unë mund ta kisha sjellë edhe pa emrin e

atij apo jo? Mund të mos ia kisha vënë emrin fare dhe vari…

Prifti: Po varja.

Meta: Çfarë të keqe ka?

Prifti: Jo, të keqe nuk ka.

(Vjen sekretarja, shërben ujin)

Meta : I gjen një zgjidhje?

Prifti: Për kë?

Meta : Tur Hajdarin.

Prifti: Turin, ëhë…

Meta: Turi Hajdarin, e para.

Meta: E dyta, me Lushnjën unë kam një që duhet ta bësh inspektor. Kam

detyrim, që e kam patur në shkollë, është marrë me LSI-në. Po qe se

duhet bërë

Prifti: Pa diskutim që do ta bëjmë.

Meta: E treta…

Prifti: Këtë me kontratë do ta vëmë?

Meta: Me letra.

Meta: E treta, me Albpetrolin, çfarë do të bësh? Për Bekimin, si do ta zgjidhësh?

Prifti: Do ta zgjidh, mos ki merak.

Meta: Zgjidhe, pra!

Prifti: Ose ndoshta të bisedoj dhe një herë me Armo-n, do ta anuloj të parën …

Meta: Po mirë, anuloje, pse s’e bën?Anuloje!

Meta: Gjeje!

Prifti: Po të flas dhe njëherë me Armon.

Meta: Po gjeje vetë. Po mos i zvarrit këto gjëra

Meta: Tani, për punën e hidrocentralit të Gimit.

Meta: Tani, nuk e di në çfarë forme do të hysh ti, o ku e di unë etj, etj. Ky Gimi më tha mua, ne mund të bëjmë diçka, diku te 7 %.

Prifti: Këtu ka një problem.

Meta: Këtu nuk ka problem, sepse ata e kanë fituar. Ata le ta ndjekin këtë çështje, nëse e fitojnë ata, ta marrin ata.

Meta: Ata e kanë fituar, le ta ndjekin këtë çështje.

Prifti: T’ua jap tenderin pa mbaruar punë ata?

Meta: Ajo është punë e mbaruar. Ata, po qe se e fitojnë ata të tjerët

më vonë, le ta marrin ata.

Meta: Këtë problem a kam analizuar, e kam të …

Prifti : Unë di që në Apel e kanë fituar apo jo?

Meta : E kanë fituar në Apel.

Prifti: Këta e kanë humbur në Shkallë të Parë, e kanë fituar në të

dytën. Tani është në Gjykatën e Lartë.

Meta: Absolutisht po, Apeli është i formës së prerë, ti mund ta

zbatosh, do ta çojnë më tej. Ata le ta çojnë, por prapë mbyllet, do të

flas unë me Shpresën, i kam marrëdhëniet shumë mirë, i çova vajzën në

ambasadë.

Prifti: Po u them çunave këtu.

Meta: Gimi më tha mua, nga ana ime 700

Prifti: Të më çojnë një letër zyrtare, të më thonë zoti Prifti, ne e kemi

fituar Apelin, ky është vendimi, kështu që zotëri vazhdoni vendimin.

Meta: Alo, Gimi, si kalove, mirë? Jam këtu me zotin Dritan. Foli pak këtu

Dritanit. (ia kalon celularin Priftit)

Prifti: Po, çfarë bëre? Duhet të më dërgosh në protokoll ti mua, një

letër, një letër, jo ti, po ata që janë firmat, po nuk e kanë sjellë me

protokoll.

Meta: Po le ta bëjnë prapë.

Prifti: Ta bëjnë prapë dhe t’i bashkëngjisin vendimin e Apelit. Mirë?

Dhe ma dërgo që sot. Po, dërgoje me protokoll, duke mu drejtuar mua si

ministër.

Meta: Jo, jo, është … Probleme të ndryshme, por emri im dhe

…prandaj them që duhet bërë.

Prifti: E mbyllëm atë muhabet.

Meta: Nuk kundërshtoj, nuk kundërshtoj.

Meta: Bisedova edhe me doktorin, edhe për një javë do ta mbyllim. Kupton?

Prifti: Këtë e di.

Meta: Duhet me pas shumë kujdes me ato që bëjmë … Prokuroria e hap

… më pas në dy, tre veta. Pjesa tjetër, sa më pak.

Meta: Për këtë ( hidrocentralin) mbaroje sot, që të jenë gati.

Prifti: Sot…

Meta: Janë gati.

Shënim:

Bekimi – Bekim Halilaj, president i kompanisë Halilaj Group

Gimi – Agim Rrapaj

Shpresa – Shpresa Beçaj, kryetare e Gjykatës së Lartë.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Çështja Meta: Kolegji, tjetër refuzim prokuroisë
  2. Procesi Meta, gjykata mbron ekspertet
  3. Caktohen ekspertet e videos se skandalit Meta-Prifti

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›