Thaçi: Po paraqitemi me dinjitet në GJND
Kosova po paraqitet me dinjitet dhe me argumente të forta në GJND. Kështu është shprehur Kryeministri kosovar Hashim Thaçi për procesin e seancave dëgjimore për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës në GJND. Sipas tij argumentet që po paraqiten nga faktori ndërkombëtar që mbeshtet pavarësinë janë në përputhje me vendimet e Kuvendit të Kosovës.
"Shteti i Kosovës vazhdon të besojë tek drejtësia ndërkombëtare pasi vendi është shpallur i pavarur në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe me vullnetin e qytetarëve të Kosovës", ka pohuar Thaçi. Gjithashtu Thaçi ka falenderuar të gjitha vendet që po mbështesin Kosovën në këtë proces.