CEZ kërkon likujdimin e faturave që janë në kundërshtim me ligjin
Durrës- Fatura të CEZ-it në kundërshtim me ligjin si dhe që rëndojnë në mënyrë arbitrare mbi konsumatorin janë evidentuar nga Gjykata e Durrësit. Teksa ka shqyrtuar kërkesat e shumta të kompanisë lidhur me lëshimin e urdhër-ekzekutimeve për faturat e papaguara elektrike nga ana e qytetarëve dhe bizneseve debitore, gjykata ka zbuluar edhe shkeljet e hapura që bën CEZ.
Por burime nga Gjykata e Durrësit tregojnë se gjatë shqyrtimit nga ana e trupit gjykues janë evidentuar pretendime të pabaza dhe arbitrare si p.sh kur në faturat afrofe në të cilat mungon leximi i mëparshëm i matësit nuk mund të përbëjnë titull ekzekutiv, ndërsa CEZ e kërkon diçka të tillë.
Sipas Gjykatës dëm ekonomik është një term që smund të përcaktohet në mënyrë arbitrare, por që me anë të specialistëve vërtetohet nëse qëndron apo jo.
Një tjetër aspekt ku CEZ shkel ligjin është fakti që kompania kërkon lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për afate kohore apo periudha kur CEZ ende sishte pronar.
Po ashtu CEZ nuk mjaftohet me kaq në kërkesat e saj, vihet re në të shumtën e rasteve të paraqitura në gjykatë vlera e kamatvonesave është barazuar me vlerën e detyrimit. Nga ana tjetër CEZ e llogarit kamatvonesën mbi tarifën fikse të mirëmbajtjes edhe në rastet kur nuk ofron furnizimin me energji elektrike.
Shkrime të tjera me interes:
- CEZ kërkon rritje të re të cmimit të energjisë Kompania CEZ ka kerkuar nje rritje te re cmimit te enegjise elektrike,...
- Pas ankesave të qytetarëve, METE gjobit me 500 mijë euro CEZ-in Tiranë- Kompania CEZ shpërndarje është gjobitur me 500 mijë euro...
- Situata e motit, CEZ lajmëron për kufizime elektrike Tiranë- Kompania CEZ Shpërndarje përmes një njoftimi për shtyp ka...