Basha takon Reeker: Tirana mirëpret investitorët amerikanë
TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, gjatë vizitës së tij në Ëashington, u prit në një takim të veçantë në Departamentin e Shtetit nga Zëvendës Ndihmëssekretari i Shtetit Amerikan për Europën, Phil Reeker.
Në këtë takim, Kryebashkiaku Basha e ka njohur zotin Reeker me projektet e tij në krye të Bashkisë për ta bërë Tiranën një qytet atraktiv për investime.
Basha ka nënvizuar si prioritet të punës së tij zhvillimin ekonomik dhe rritjen e shanceve të punësimit. Ai tha se, qëllimi i vizitës së tij është të prezantojë potencialet që ofron Tirana për investime, por edhe lehtësitë që ofron Bashkia për ata që zgjedhin Tiranën si destinacion të planeve të tyre të investimit. Tirana, ka theksuar Basha në këtë takim, “mirëpret investitorët amerikanë në përpjekjen për një Tiranë të shekullit të XXI”.
Kësaj i shërben, sipas Bashës, edhe angazhimi i ekspertëve më të mirë të urbanistikës për Planin Urbanistik, por edhe për projektet strategjike si zgjatimi i bulevardit, konkursi për projektin e të cilit zhvillohet me 9 mars, apo projekti i Tramit, rehabilitimi i Lumit të Tiranës etj.
Reeker vlerësoi projektet e zotit Basha si dhe prioritetin e tij për një Tiranë të zhvilluar, si kusht për mirëqënien e qytetarëve të saj.
“Jam tepër i kënaqur dhe i nderuar që u takova me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Basha dhe i urova mirëseardhjen në Uashington. Patëm një ditë të këndshme për të ndarë eksperiancat dhe jam i bindur se, do të kemi takime të tjera të vlefshme. Basha është këtu dhe pres ta takoj sërish atë kur unë të vizitoj Tiranën”, - është shprehur Reeker.
(er.nu/BalkanWeb)