Pack, Dell dhe Feith shohin nga afër zgjedhjet
“Gjithçka po shkonte mirë në këtë qendër të votimit. Përshtypjet janë shumë të mira. Shpresoj në përqindje sa më të lartë të mundshme të pjesëmarrjes së votuesve”, tha Feith.
Ndërkohë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Dell, ka qëndruar në mëngjesin e së dielës në Graçanicë, ku është njohur me ecurinë e procesit të votimit në orët e para të hapjes së kutive.
“Deri më tani duket se ka më shumë votues këtu në Graçanicë, sesa në një shkollë që e vizitova në Prishtinë. Janë njerëzit që e menaxhojnë qendrën e votimit, janë vëzhguesit. Gjithçka po ecën mirë kështu që unë jam mjaft i inkurajuar”, u shpreh ambasadori Dell, citon gazeta Express.
Në Kosovë, gjendet edhe eurodeputetja Doris pack, e cila kryeson një delegacion vëzhguesish nga Parlamenti Evropian. Ajo ka vizituar sot Graçanicën, zonë kryesisht e populluar me serbë, nga ku është njohur me votimet.