E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi e Daçiq në të njëjtin aeroplan drejt New York-ut

Kryeministri Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiq, ka fluturuar sot me të njëjtin aeroplan nga Brukseli për në New York.

Bashkë me ta është edhe shefja e diplomacisë evropiane, Katherin Ashton. Ata do të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku do të shqyrtohet raporti tre mujor për Kosovën i Sekretarit të Përgjithshëm të organizatës botërore, Ban Ki Mun.

Dy kryeministrat mbrëmë vonë kanë përfunduar takimin maratonik në Bruksel, por nuk arritën ndonjë marrëveshje rreth kompetencave të Asociacionit të Komunave serbe.


Për herë të parë që kur ka filluar procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes Prishtinës e Beogradit, shefat e dy qeverive dolën në konferencë për medie në të cilën thanë se janë përafruar qëndrimet.

Raundi i ardhshëm i dialogut është caktuar për 2 prill./Indeksonline/  
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›