E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi kërkon më shumë vëzhgues në zgjedhje

Kryeministri Hashim Thaçi gjatë mbledhjes së qeverisë theksoi nevojën që të ketë edhe më tepër prezencë të vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë në zgjedhjet vendore që do të mbahen më 15 nëntor në Kosovë.
Thaçi po ashtu është shprehur i kënaqur me pjesëmarrjen si kurrë më parë të të gjitha komuniteteve në këto zgjedhje.
"Në këto zgjedhje do të kemi një pjesëmarrje si kurrë parë të të gjitha komuniteteve. Këto zgjedhje, të parat në Kosovën sovrane, janë zgjedhje me pjesëmarrjen më të madhe të partive politike, edhe shqiptare edhe serbe, edhe boshnjake turke etj", ka thënë kryeministri Thaçi.
Ai theksoi se qeveria do t'i kryejë të gjitha obligimet që dalin nga KQZ dhe autoritetet tjera. "Potencojmë fuqishëm nevojën dhe kërkesën që të këtë edhe më tepër prezencë të vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë" u shpreh kryeministri Thaçi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›