Enciklopedia, ambasada e SHBA-së e Britanisë: Shkrimet, të pavërteta
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup dhe ajo e Britanisë së Madhe i kanë cilësuar si të pavërteta shkrimet në Enciklopedinë e promovuar nga Akademia e Shkencave të Maqedonisë. Ambasadat në Shkup të këtyre dy vendeve kanë reaguar ndaj pohimeve në këtë enciklopedi, sipas të cilës, oficerë amerikanë kanë trajnuar ish-ushtarë të UÇK-së. Sipas tyre, këto pohime janë janë të pabaza dhe 'të turpshme'.Nga kjo ambasadë thonë se janë të zhgënjyer nga institucioni maqedonas i Akademisë së Shkencave, i cili e ka vënë emrin e vet mbi një pohim të pabazë. Nga ambasada e SHBA-së vlerësojnë se ky institucion duhet të mendojë se çfarë do të ndërmarrë për të përmirësuar besueshmërinë e saj.
Do të jemi në kontakt me Akademinë për këtë gjë, dhe jemi të dëshpëruar nga fakti se ky institucion ka vendosur emrin e vet, mbi një pohim të pabazë", thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.
Edhe nga Ambasada e Britanisë së Madhe kanë pohuar se "Britania nuk ka bërë asnjë trajnim të UÇK-së, dhe se pohimet e tilla janë false.