Meksikë/ Hap zjarr në metro, dy të vrarë
Të paktën një pasagjer dhe një polic kanë mbetur të vrarë në metronë e qytetit të Meksikos, pasi një burrë ka hapur zjarr, në orarin e pikut të lëvizjes. Motivet se përse 38 vjeçari Luis Felipe Hernandez Castillo ka hapur zjarr kaq papritur janë ende të paqarta. Ndërkohë që tetë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga kjo ngjarje. Castillo, që ka qëlluar mbi njerëzit është arrestuar nga policia. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i bashkisë së kryeqytetit meksikan, Marselo Ebrad. Përpara se të tërhiqte këmbëzën, burri ka bërtitur me të madhe me fjalë kundër qeverisë së vendit. Sipas dëshmive të udhëtarëve të metrosë, i cmenduri, i cili është në gjendje arresti, ka dalë nga vagoni me një tjetër bashkëpunëtor, dhe që të dy kanë nisur të hedhin slogane anti-qeveritare. Më pas njëri nga ata ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar, duke u shprehur se gjesti po kryhej në emër të Zotit. Sulmi është filmuar nga telekamerat e metrosë së mbyllur.