Studimi, interneti ka përmirësuar gazetarinë
Interneti e ka përmirësuar ndjeshëm fushën e gazetarisë. Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në raportin vjetor "European Digital Journalism Survey 2009".
Gazetarët mendojnë se në cilësinë e informacionit interneti ka dhënë një ndihmë të madhe, duke përmirësuar ndjeshm lëmin e gazetarisë. Studimi u zhvillua në formën e pyetjeve ndaj 350 gazetareve europianë, ku shumica e tyre mendojnë se interneti është një shtysë e madhe për perfeksionimin e mëtejshëm të gazetarisë.
Format e reja të shpërndarjes se lajmit, si psh nëpërmjet blogut Twitter, përdoren gjithnjë e më shumë. 29 përqind e redaktorëve mendojnë se me organizimin aktual të punes, kanë më pak kohë për të ndërtuar histori origjinale dhe të bazuara tek njerëzit.
Gjithsesi, gazetarët besojnë ende në punën e tyre, pasi 40 përqind e tyre mendojnë se cilësia është përmirësuar gjatë dy viteve të fundit, ndërsa 20 përqind e tyre mendojnë të kundërtën. Si përfundim, 84 përqind e tyre kanë thënë se janë të lumtur me punën që bëjnë.