Bogdanoviç: Serbia do korrë sukses në OKB

Ministri për Kosovën në qeverinë serbe, Goran Bogdanoviç, është shprehur i bindur se në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Serbia do të korrë edhe një fitore diplomatike për ruajtjen e integritetit të saj territorial."Serbia është përgatitur mirë për t'i mbrojtur qëndrimet rreth Kosovës dhe presidenti Boris Tadiç në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës Botërore, më 25 shtator, do t'i prezantojë argumentet që janë të pamohueshme dhe të bazuara në të drejtën ndërkombëtare", ka thënë Bogdanoviç për mediat serbe.
Fjalët e Bogdanoviçi, si gjithnjë, bien ndesh me ato të shefit të diplomacisë kosovare, Skender Hyseni, i cili është shprehur se gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, delegacioni i Kosovës do të zhvillojë një mori takimesh, për t'i bindur ato shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, të bëjnë një gjë të tillë.
Hyseni është shprehur optimist, duke theksuar se, në 95 përqind të kërkesave të drejtuara për takime tek ato vende që nuk e kanë njohur Kosovën, Prishtina ka marrë përgjigje të kënaqshme.