“Izolohen” Pandat kineze, rrezikojnë të preken nga A/H1N1
PEKIN- Një institut kërkimor për mbrojtjen e arinjve panda në pjesën veriperëndimore të Kinës i ka ndaluar hyrjen e vizitorëve me qëllim që të parandalojë transmetimin e virusit të gripit tek kafshët që janë në rrezik kritik.
Instituti ''Shaanxi'', Qendra Kërkimore për Shpëtimin e Kafshëve të Egra, një ndër katër institucionet e tilla në Kinë, nuk po punëson më vullnetarë për të punuar në qendër dhe ka izoluar disa prej zonave duke ndaluar hyrjen e vizitorëve pasi reshjet e dëborës rënien e temperaturave dhe shtimin e rasteve të infektuara me virusin e gripit.
Pandat konsiderohen si simboli kombëtar i Kinës dhe në qendrën ''Shaanxi'' strehon aktualisht 21 panda, përfshi tre këlyshë pande, si edhe disa specie të tjera të mbrojtura me ligj.
Të vetmit persona të cilët mund të kenë kontakte me pandat tani janë pesë personat që kujdesen për transportin e tyre dhe dy veterinerët të kujdesen për ta.
"Nuk është ende e qartë nëse pandat mund të preken nga virusi i gripit A(H1N1), por na duhet të kemi shumë kujdes me to", deklaroi zëvendësdrejtori i qendrës, Jin Xuelin.
(e.n/BalkanWeb)