E Diel, 1 Nëntor 2026

Konfindustria-qeverisë: Dhoma Administrative, jo zgjidhje biznesit

TIRANË- Konfindustria, është shprehur kundër nismës më të fundit të qeverisë shqiptare për ndërtimin e Dhomës Administrative pranë Gjykatës së Tiranës.

Në një njoftim për shtyp të Konfindustrias vlerësohet se një veprim i tillë është i pamjaftueshëm për të zgjidhur problematikën e përballjes së biznesit me institucionet shtetërore, dhe kjo nuk mund të zëvendësoje ligjin e "Gjykatave Administrative", i depozituar prej dy vjetësh në Kuvend, në pritje të miratimit.

Ky përfundim, sipas Konfindustrias, vjen si pasojë e domosdoshmërisë së ndryshimit të proçedurave të gjykimit administrativ, shpejtësisë së gjykimit administrativ, fushës së përgjegjësive të gjykatave të administrimit, etj.

Konfindustria, me cilësinë e nismëtarit të Gjykatave Administrative, thekson se është i domosdoshëm arritja e mirëkuptimit politik ndërmjet shumicës dhe pakicës në Kuvendin e Shqipërisë me qëllim miratimin e p/ligjit përkatës.
(el.me/BAlkaNWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›