E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi në takimin vjetor të BERZH-it në Stamboll

Kryeministri Hashim Thaçi ka udhëtuar për në Stamboll, për të marrë pjesë në takimin e 22-të me radhë vjetor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, thuhet në një njoftim nga Kryeministria, për të shtuar se Kosova përfaqësohet për herë të parë në këtë forum ekonomik.

Në kuadër të takimit, kryeministri Thaçi do të prezantojë të arriturat e vendit në fushën ekonomike dhe politike, si dhe do të prezantojë mundësitë e hapura për investitorët e huaj.

Njoftohet gjithashtu se gjatë qëndrimit në Stamboll, Thaçi do të ketë takim të veçantë me kryeministrin turk, Recep Tayyip Erdogan, kurse do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të shteteve tjera pjesëmarrëse./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›