E Diel, 1 Nëntor 2026

PDK-ja shton radhët edhe në Pejë

Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Dega në Pejë, të enjten i janë bashkuar dhjetëra anëtarë të rinj nga fshati Katund i Ri. Librezat anëtarëve të rinj ua ka shpërndarë kryetari i Degës së PDK-së në Pejë, Xhavit Haliti.

Ai duke u dëshiruar mirëseardhje në PDK anëtarëve të rinj, ka thënë se kjo parti do të angazhohet edhe në të ardhmen për mirëqenien e të gjithë qytetarëve. Haliti ka premtuar se do të jetë çdoherë afër qytetarëve të komunës së Pejës. “Ju garantoj se do të jem përkrah jush në çdo çast. Do ta mbështes çdo ide dhe projekt që do të ndikojë në përmirësimin e mirëqenies suaj”, ka deklaruar ai.

Haliti ka premtuar se do të jetë një zë i fuqishëm i qytetarëve të Pejës në institucione qendrore, pasi është edhe nënkryetar i parë i Kuvendit të Kosovës. Më pas qytetarët e mbledhur në këtë takim kanë bashkëbiseduar me z. Haliti për problemet me të cilat ballafaqohen në mungesë të kujdesit nga organet komunale të Pejës./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›