Haradinaj nuk lirohet nga Haga

Nga Jeton Musliu më 16 dhjetor 2010 në ora 19:10
Ramush Haradinaj nuk do të lëshohet në lirim të përkohshëm.
Këtë vendim e ka marrë Tribunali i Hagës. Haradinaj i cili pritej të vinte në Kosovë nesër dhe të qëndrojë për një muaj, tashmë do të mbetet në paraburgim. Në fillim trupi gjykues kishte marrë vendim pozitiv, për ta liruar Haradinaj të vijë në Kosovë, por pas ankesës së prokurorisë, vendimi për lirim të përkohshëm është anuluar.
Në njoftimin e Tribunalit të Hagës thuhet se gjykata ka marrë parasysh si të bazuar, ankesat e prokurorisë se me lirimin e të akuzuarit Haradinaj, ka mundësi që ai të ndikojë në dëshmitarët e çështjes.
Në vendimin e parë gjykata kishte vendosur që Ramush Haradinaj të vijë në Kosovë për një muaj, për shkaqe familjare.