E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haga nuk lironpërkohësisht RamushHaradinajn

HAGE- Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk do të lirohet me kusht, siç ishte paralajmëruar më herët nga Tribunali i Hagës.
Këtë vendim e ka marrë të enjten Tribunali. Lideri i AAK-së, Haradinaj, i cili pritej të vinte në Kosovë të premten, dhe të qëndrojë për një muaj, tashmë do të mbetet në paraburgim.

Fillimisht, trupi gjykues kishte marrë vendim pozitiv për lirimin e Haradinajt, por pas ankesës së prokurorisë, vendimi për lirim të përkohshëm është anuluar.
"Paneli për ankesa konsideron se vendimi i Këshillit gjyqësor për lirimin e përkohshëm të Haradinajt ka qenë aq i paarsyeshëm sa paraqet abuzim me të drejtën e diskrecionit, thuhet ndër të tjera në vendimin e dhomës së Apelit, njofton agjencia serbe e lajmeve, Tanjug. 

Në njoftimin e Tribunalit të Hagës, të cilin e citon Tanjug, thuhet se gjykata ka marrë për bazë ankesat e prokurorisë se me lirimin e të akuzuarit Haradinaj, ka mundësi që ai të ndikojë në dëshmitarët e çështjes. 

Në vendimin fillestar, gjykata kishte vendosur që ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Dukagjinit, Haradinaj, të vijë në Kosovë për një muaj, për shkaqe familjare, nga data 17 dhjetor, deri më 14 janar të vitit 2011.

(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›