Thaçi shkon së pari për kafe në PDK, pastaj takon Mustafën

(E plotësuar) Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka informuar sot kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa me marrëveshjen e arritur nw Bruksel.
Shefi i qeverisw i ka thwnw liderit të opozitës se me këtë marrëveshje është arritur që të ruhet në tërësi Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës dhe ato do të zbatohen në tërë territorin e Kosovës, me çka mundësohet integrimi i asaj pjesë të vendit tonë, dhe janë hapur rrugë për normalizim të raporteve në mes dy shteteve dhe popujve, të Kosovës dhe Serbisë.
Sipas komtesws nga Zyra e Kryeministrit, kreu i LDK-sw i dha përkrahje parimore marrëveshjes dhe u pajtuan për mënyrën e procedimit të mëtejmë të marrëveshjes së përafruar.
-----
(E plotësuar) Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka deklaruar për Indeksonline se, në PDK kanë dal veç për qejf me pi kafe bashkë me kryeministrin. “Veç për qejf po pimë kafe bashkë. Më vonë do ta kemi një mbledhje të kryesisë”, ka thënë Kuçi.
---
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, sot rreth mesditës ka vizituar selin e partisë së tij, pas kthimit nga Brukseli, ku nënshkroi marrëveshjen me homologun e tij serb Ivica Daçiq, për veriun e Kosovës.
Shefi i qeverisë kosovare gjatë vizitës që i bëri Partisë Demokratike të Kosovës shoqërohej nga zëvendësi i tij, Hajredin Kuçi.
Thaçi në orën 14:30 ka paralajmëruar një konferencë për medie në ndërtesën e qeverisë për të informuar rreth përmbajtjes së dokumentit 15 pikësh që u nënshkrua të premten në Bruksel./Indeksonline/