Nikoliq: Kurrë nuk do ta njohim Kosovën

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka thënë të shtunën se në këto rrethana në Bruksel nuk ka qenë e mundur të arrihet zgjidhje më e mirë dhe ka theksuar se Serbia kurrë nuk do ta njoh Kosovën.
“Kjo ishte zgjidhja e vetme e mundshme, e cila garanton jetë të qetë për njerëzit tanë dhe Kosova nuk do të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara”, ka thënë Nikoliq deklaratën e të cilit e transmeton B92.
Sipas tij, Serbia ka arritur të mbroj komunitetin serb dhe të drejtën e tyre të udhëheqin me jetën e tyre, të kenë lidhje të sigurt dhe pa kufizime me vendin amë, ndërkaq i mbetet qytetarëve të tregojnë nëse janë të kënaqur me këtë apo jo.
“Kemi arritur marrëveshje me të cilën nuk do të jenë të kënaqur as serbët e as shqiptarët”, ka thënë Nikoliq në Krushevc ku u mbajt ceremonia e Ditës së Armatës serbe./Indeksonline/