E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, vrau kushëririn me sëpatë, arrestohet

Por, hetimet zbuluan se ai kishte qenë vetë autori i ngjarjes. Bëhet fjalë për një krim të ndodhur mëngjesin e së dielës në Lagjen 1 të Pogradecit, ku u gjet i vdekur shtetasi Miron Begollari, 38-vjeç nga fshati Vërdovë dhe banues në qytet.

Forcat e rendit shkuan në vendngjarje dhe morën në pyetje shtetasin Gurali Dikellari, 51-vjeç. "Kur u ngrita në mëngjes e dola në oborr, gjeta të vdekur kushëririn e parë Miron Begollari. Ai punonte me pagesë tek ne për disa sistemime në oborr", ka thënë Begollari në polici.

Por, hetuesit nuk u ndalën me keq dhe zhvilluan edhe hetime në banesën e 51-vjeçarit, ku zbuluan jo pak, por një sëpatë, një sqepar, një xhup me ngjyrë të zezë, të cilat ishin të njollosura me gjurmë gjaku.

Edhe nga këqyrja e kufomës u konstatua se ai ishte qëlluar me sende të forta si sëpatë, etj. Policia e arrestoi shtetasin Gurali Dikellari, 51-vjeç, i dënuar më parë për “trafikimin e armëve dhe municioneve”.

 Gjithashtu është bërë dhe kontrolli i celularit të të dyshuarit, ku  janë gjetur disa mesazhe (SMS) të cilat në përmbajtjen e tyre, kanë të bëjnë me trafikimin e një minoreneje në moshë 17 vjeçare. U kryen veprimet për veprat penale  të  “Vrasje me dashje“ dhe “Trafikim të të miturve “. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Pogradec për hetime të mëtejshme. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-12-19 09:12
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›