Thaçi u nis për Bruksel, për “takim” me Dacicin
KOSOVË - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, udhëtoi për Bruksel, me ftesë të Baroneshës Catherine Ashton.
Kryeministri Thaçi, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel , nesër do të takohet me Baroneshën Ashton, njëherazi Përfaqësuese e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së.
Kryeministri Thaçi, sipas një kumtese për shtyp, në takim do të diskutojë avansimin e agjendës së integrimeve evropiane të Republikës së Kosovës. Temë tjetër e takimit gjithashtu do të jetë normalizimi i marrëdhënieve ndërshtetërore në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete të pavarura.
Ndryshe, siç njofton KTV, thirrur në burime ndërkombëtare nga Brukseli, sot mund të ndodhë edhe takimi direkt mes Thaçit dhe Dacicit.
(a.k/BalkanWeb)