E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi uron Berishën me rastin e 28 nëntorit

“Dita e Pavarësisë së Shqipërisë është ngjarje e rrënjosur thellë në kujtesën historike të kombit shqiptar, që ngjall ndjenjat e krenarisë, frymëzimit dhe rrit vetëdijen politike, kulturore dhe demokratike tek shqiptarët kudo që jetojnë”, shprehet Thaçi telegramin e urimit, sipas zyrës së shtypit pranë qeverisë Kosovës.
      
Më tej Thaçi thotë se festa e Flamurit ishte një ndër ngjarjet që ka frymëzuar breza të tërë në përpjekjet për liri dhe çlirim të Kosovës, luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, arritjen e lirisë dhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 18 shkurt 2008.

"Në 99 vjetorin e Pavarësisë, Shqipëria hyn si shtet i konsoliduar, anëtar i NATO-s, me të drejtën e liberalizimit të vizave, si dhe me një infrastrukturë që e çon të sigurt drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Shqipëria, një shtet me perspektivë të zhvillimit ekonomik, është duke luajtur rol të rëndësishëm në rajon, si shembull i fqinjësisë së mirë, paqes, stabilitetit, partneritetit dhe bashkëpunimit. Kosova është mirënjohëse për kontributin e Shqipërisë, në të gjitha periudhat historike", tha kryeministri kosovar./Start/

                                                                                             2011-11-26 14:01
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›