Durrësi feston 99-vjetorin e pavarësisë

Nën tingujt e himnit kombëtar, kryetari i bashkisë, Vangjush Dako, ngriti Flamurin në sheshin "Liria", duke evokuar ditën kur gati një shekull më parë, 22 qytetarë patriotë durrsakë nënshkruan telegramin e shpalljes së pavarësisë dhe ia bënë të njohur këtë akt grupit të patriotëve që marshonte drejt Vlorës, si dhe përfaqësive të huaja të pranishme në vendin tonë.
Dako tha sot se populli i qytetit bregdetar do t'u jetë përjetë mirënjohës bashkëqytetarëve atdhëtarë, të cilët kanë kontribuar me pushkë dhe penë për lirinë dhe pavarësinë e këtij qyteti dhe të krejt Shqipërisë.
"Një Shqipëri evropiane ishte aspirate e Naim Frashërit dhe e të gjithë rilindasve tanë", vijoi Dako duke përkujtuar me respekt emrat e atdhetarëve të cilët nënshkruan telegramin e pavarësisë dhe pasi përgatitën flamurin kombëtar nën drejtimin e kryebashkiakut Hafiz Ali Podgorica, e ngritën atë në ndërtesën qeveritare./Start/
2011-11-26 12:36