Policia: Festa e pavarësisë pa asnjë incident
Prishtinë - Gjithçka ka kaluar në mënyrë festive në Kosovë një ditë më parë ku u festua një vjetori i pavarësisë së vendit. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Arbër Beka, ka bërë të ditur se festa e pavarësisë së Kosovës kaloi e qetë dhe pa asnjë incident. Sipas tij, policia kishte marrë masa shtesë sigurie dhe se nuk pati nevojë për ndërhyrje. “Gjithçka kaloi qetë dhe pa incidente dhe ky nuk është sukses i policisë, por në radhë të parë është sukses i qytetarëve që dëshmuan edhe njëherë që dinë të festojnë me dinjitet dhe si qytetarë të civilizuar”, deklaroi Beka.