Thaçi:Ndalimi i delegacionit serb, veprim i drejtë ligjor

Respektimi i ligjit dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës është obligim yni, tha sot kryeministri Hashim Thaçi, duke e vlerësuar si një veprim të drejtë ligjor dhe kushtetues ndaljen sot në kufi të deputetëve të Kuvendit të Serbisë, të cilët nuk kishin respektuar procedurat për lejë-hyrjeje nga institucionet kompetente kosovare."Ata janë deputetë të një shteti tjetër. Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe demokratik. Nuk është çështje politike, por tërësisht ligjore. Ne kemi detyrimin për të respektuar ligjin, Kushtetutën e Republikës së Kosovës", tha Thaçi,.Policia kufitare e Kosovës kishte marrë një vendim nga Ministria kosovare e Punëve të Brendshme që "për shkak të mosrespektimit të procedurave që parashikohen në ligjet e Republikës së Kosovës, të ndalojë hyrjen delegacionit që do të vinte nga Serbia".Disa muaj më parë ishte ndaluar për të hyrë në Kosovë edhe ministrit serb për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç.Ndërkohë që Ministria për Kosovën në Beograd e ka quajtur arbitrar vendimin e qeverisë së Prishtinës, dhe ka kërkuar ndërhyrjen UNMIK-ut dhe EULEX-it që një gjë e tillë të mos ndodhë më.